Transmetuar më 08-10-2018, 18:06

Për Jamie Guarinon, një trajner i gjarpërinjve, fakti që fëmija i tij luan me një gjarpër të gjatë prej 4 metrash, nuk përbën aspak problem.

Nay-Nay është një Piton 10 vjeçar që mbahet në shtëpi si një kafshë, njësoj sikur të ishte një qen apo një mace.

Prindërit lejojnë që foshnja 14 muajshe  të "mbështillet" nga zvarraniku, dhe nuk afrohen për të ndërhyrë.

Nga pamjet që mund të shihni edhe në video, shihet foshnja e vogël teksa luan i mbështjellë nga zvarraniku gjigant në dysheme.

Edhe pse për babain e foshnjës kjo lojë duket e parrezikshme, në të vërtetë panorama e kësaj skene të fut vërtet frikën.  /b.l/noa.al/