Transmetuar më 08-10-2018, 20:27

Kajan, është emri që Erion Veliaj i ka vendosur djalit të tij që erdhi në jetë pak ditë më parë.

Erion Veliaj zbuloi sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, emrin e djalit të tij, i cili lindi mëngjesin e së shtunës, në maternitetin shtetëror "Koço Gliozheni".

“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri.

Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, shkruan Veliaj.

Një ditë më parë, në Maratonën e Tiranës, Veliaj tha se emri do të ishte tipik shqiptar. /k.k/noa.al/