Transmetuar më 09-10-2018, 08:35

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një lajm të mirë, lidhur me gjithë banorët e zonës së Fierit dhe Vlorës.

Me anë të një video ai sjell pamje për punën që po bëhet për rimëkëmbjen e hekurudhës Fier-Vlorë.

Ai premton frymëmarrje të re për lëvizjen e pasagjerëve dhe mallrave.

Po ashtu Rama thotë se do të ketë një ulje të ndjeshme të kostove.

“Me këto pamje nga kantieri i punës për rimëkëmbjen e linjës hekurudhore Fier-Vlorë që do të krijojë frymëmarrje të re në lëvizjen e pasagjerëve dhe të mallrave duke shmangur transportin rrugor dhe ulur ndjeshëm kostot, ju uroj një ditë të mbarë. Infrastruktura që duam, e gjithë vëmendja për ju”, shkruan Rama. /a.y/noa.al