Transmetuar më 09-10-2018, 09:22

“Ditën kur im shoq dhe unë u takuam përpara një gjyqtari, në moshën 39 vjeçare, më në fund po fitoja lirinë time”.

Këngëtarja e njohur Tina Turner tregon pa doreza në autobiografinë e saj “My Love Story”, e cila do të dalë në treg më 15 tetor, historinë e jetës së saj.

Që nga dhuna e pësuar nga Ike Turner, tek dashuria e saj e vërtetë, burri i saj i dytë Erwin Bach, 16 vite më i ri se ajo, me të cilin u martua në vitin 2013, drejtuesi i shtëpisë diskografike “Emi”.

Tina thotë se Erwin, i dhuroi një nga veshkat e tij, për ta shpëtuar këngëtaren nga vdekja.

Pas divorcit me Ike, me të cilin ishte e martuar nga viti 1962 deri në 1978, i cili e rrihte vazhdimisht, thotë se mendoi për vetëvrasjen.

Ajo kujton se ishte 22 vjeçe kur u martua me muzikantin blues Ike Turner, ndërsa për natën e parë pas dasmës thotë se “Më çoi në një bordello për të parë një shfaqje të pisët”.

Ishte vetëm fillimi… Për 16 vite me radhë Tina Turner ishte viktimë e një burri tradhtar, me varësi nga droga dhe që e rrihte pafund.

“Për të isha një bankomat. Donte të më kontrollonte ekonomikisht dhe psikologjikisht”, tregon Tina, e cila kujton se ka tentuar vetëvrasjen duke pirë një grusht me ilaçe, ndërsa më tej u divorcua, shkruan noa.al.

Ajo flet për dashurinë pa kushte me bashkëshortin e dytë Erwin Bach, të cilin e njohu në vitet ‘80-të, kur ai ishte 30 vjeç dhe ajo 46 dhe që me të cilin u martua në vitin 2013, pas më se 20 vitesh bashkë.

Që nga viti 1995 çifti jeton në Zvicër. Pesë vite më parë për këngëtaren nisën problemet shëndetësore, një kancer në fazë finale në aparatin tretës, nxori jashtë funksionit veshkat, të cilën Tina tentoi ta kuronte me mjekime tradicionale.

Më pas, në vitin 2016, kur situata u rëndua, i shoqi i dhuroi një veshkë. /a.y/noa.al