Transmetuar më 09-10-2018, 10:32

Një shfajësim për kohën e munguar për të kaluar të dy bashkë dhe një palë pushime romantike, për të rigjetur njeri tjetrin.

Çifti i njohur po kalon disa ditë pushimesh në resortin “The Sun Siyam Iru Fushi”, në Maldive, një vend të cilin kushdo do dëshironte ta vizitonte.

Por mëngjesin e sotëm Albani ka publikuar një fotografi, teksa shihen në det, ndërsa e mbulon Miriamin me puthje.

Në këto pushime ata nuk e kanë marrë vajzën Emily me vete, duke i kushtuar më shumë kohë njeri tjetrit.

Madje Miriami duket e relaksuar dhe e lumtur pafund, aq sa vazhdimisht publikon fotografi në rrjetet sociale nga pushimet e tyre. /a.y/noa.al