Transmetuar më 09-10-2018, 13:11

Ai donte që atë natë të argëtohej me disa vajza në një vaskë hidromasazhi, por me sa duket e nënvlerësoi xhelozinë e të dashurës së tij dhe për këtë arsye Christopher Person vdiq.

Nga ana e saj Demi Harris, nuk diti si ta kontrollonte xhelozinë dhe inatin, kur pa të dashurin të zhveshur në vaskë me vajza të tjera dhe kështu që e vrau me thikë.

Kur u arrestua, e reja tha se kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, duke thënë se Christopher e kishte kërcënuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin shkurt, teksa ai 39 vjeç dhe ajo 21 vjeç, jetonin në një vilë prej disa kohësh.

Atë ditë u organizua një festë e përbashkët, me fqinjët, gjatë së cilës Christopher bëri banjon që i kushtoi jetën. Demi po e shikonte gjithë skenën nga dritarja, kur në një moment i bërtit, “Vërtetë po e bën? Vërtetë je i zhveshur me vajza të tjera? Mos guxo, mos guxo!”

Vajza jo vetëm u ndje e tradhtuar nga i dashuri, por u përball edhe me të qeshurat e disa miqve, shkruan noa.al. Kështu, ajo ndërpreu korrentin që furnizonte vaskën dhe u kthye në shtëpi bashkë me të fejuarin.

Kështu në zënkë e sipër me të, rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe e qëlloi.

Gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar këtë të premte ajo tha se, “E vrava, por duhet ta bëja, më kërcënoi se do më vriste”. /a.y/noa.al