Transmetuar më 09-10-2018, 14:03

Tiranë, NOA.al- Moti i kthjellët dominon Veriun dhe zonat Qendrore por Jugu mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Pasditja do të vijojë në kushtet e motit kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin.

Më të theksuara  kthjellimet paraqiten në Veri dhe zonat Perëndimore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 1-2°C gjatë mëngjesit por rënie më të lehtë sjell mesdita duke bërë që vlerat ekstremale të luhaten nga 6- 27°C.

Era do fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzim 2 ballë. /a.y/noa.al