Transmetuar më 09-10-2018, 14:18

Këngëtarja Fjolla Morina duket se ka vlerësim të madh për kolegen e saj, Elvana Gjata.

Teksa ka publikuar në rrjetet sociale momente kur shihet në makinë duke dëgjuar një këngë të Elvanës ajo ka bërë një dedikim për të.

“Ju nuk mund ta ndalni dot, dritën e këtij ylli”, ka shkruar Fjolla, duke etiketuar edhe Elvanën.

Kujtojmë se gjatë javës së fundit, Elvana është bërë pjesë e medias, pas krimit të ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Bëhet me dije se në lokalin ku ndodhi konflikti i përgjakshëm, palët e kishin lënë për tu sqaruar, ku mes tyre ishte edhe i dashuri i këngëtares, Ervin Mata.

Kjo pasi një javë më parë ishin përfshirë në një sherr, ku shkak mendohet të ketë qenë këngëtarja Elvana Gjata. /a.y/noa.al