Transmetuar më 09-10-2018, 15:17

Xhinxheri dhe limoni janë dy produkte natyrale që të dy bahkë mund të jenë shumë të efektshëm për organizmin. Ata ndimojnë për t’u dobësuar dhe janë të shkëlqyer kundër sëmundjeve të stinës por jo vetëm.

Zbulojmë më shumë për këta përbërës dhe recetat për konsumimin e përditshëm.

Xhinxheri dhe limoni të kombinuara së bashku janë vërtetë një përfitim për organizmin si antiinflamator, forcojnë sistemin imunitar, ndimojnë në dobësim, për më tëpër favorizojnë tretjen dhe janë antioksidantë të mirë falë përmbajtjes së vitaminës C. Zbulojmë përfitimet e tyre;

Ndimojnë në dobësim: kush do të humbasë peshë, në mëngjes mund të përgatisë një përbërje me bazë xhinxheri dhe limoni, që do shërbejë si një pije e mirë energjike për të nisur ditën. Për ta përgatitur merni një copë xhinxheri prej 5 cm, zjejeni për disa minuta, hiqeni nga zjarri dhe shtoni limonin. Këtë përbërje konsumojeni 10-15 minuta para mëngjesit. Ky lëng ruan dhe Ph fiziologjik.

Qetëson të përzjerat dhe dhimbjet e stomakut: Kush ka probleme me stomakun dhe nuk arrin tretjen mund të përgatisë një recetë nga gjyshja të quajtur kanarina. Ky qetësues ka një shije jo të këndshme, por që sygjerohet në rastet e dhimbjes së stomakut dhe përzjerjes. Zjejini bashkë copa limoni dhe xhixheri dhe lëngun e përftuar konsumojeni gjatë ditës. Ndihmon dhe për tretjen.

Ndihmon kundër të ftohtit dhe gripit: Xhinxheri dhe limoni sëbashku luftojnë simptomat e të ftohtit. Ata funksionojnë si një antibiotik natyral i vlefshëm për të lehtësuarr simptomat e të ftohtit, dhimbjet e fytit dhe gripit. Në këtë rast mund të përgatisni një çaj. Zjeni një pjesë xhinxheri prej 4 cm në gjysëm litri ujë për 10 min. Pasi të kenë zjerë shtojini lëngut gjysëm limoni dhe kështu do përfitoni favoritet e vitaminës C. Merrni një gotë në mëngjes dhe një në darkë duke shtuar dhe një lugë mjaltë, i cili ndihmon në qetësimin e  simptomave./b.l/noa.al/