Transmetuar më 09-10-2018, 15:34

Një dramë e pashjeguar ka prekur një familje italo-kineze në Albignasego, ku një foshnjë 4 muajshe vdes papritur gjatë natës. Fëmija ka nisur të ndjehet keq teksa gjendej në shtëpi bashkë me prindërit e tij.

Mamaja dhe babai kanë thirrur menjëherë personat kalimtarë të rrugës të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre, por situata ka ndryshuar shpejt dhe çdo tentativë për ta shpëtuar ka rezultuar e padobishme.

Ata e ka dërguar më pas me urgjencë në spital, por gjendja e tij sa vinte dhe përkeqësohej duke shkaktuar dhe vdekjen e bebes. Trupi i foshnjës i është nënshtuar autopsisë për të kuptuar shkakun e vërtet të vdekjes.

Vogëlushi Davide Z.B., ishte djali i një babai italian dhe nëne kineze që administronin një lokal në provincën e Padovës.

Përveç familjes ndodhia ka prekur të gjithë qytetin ku nga e hëna në mëngjes edhe lokalet janë mbyllur për vdekjen e vogëlushit./b.l/noa.al/