Transmetuar më 09-10-2018, 18:00

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për vrasjen e një senegalezi, i quajtur Makha Niang.

Ngjarja, ku u bë protagonist 28-vjeçari shqiptar, daton natën mes 17 dhe 18 prillit të këtij viti, në Rimini të Italisë.

I riu shqiptar është tashmë në burg, i akuzuar gjithashtu edhe për posedimin e një arme.

Tetë kamera sigurie janë skanuar nga hetuesit në Rimini, që çuan në zbulimin e autorit të vrasjes.

Shqiptari qëlloi për vdekje të riun senegalez, që punonte si ndihmëskuzhinier në Itali. I riu u arrestua edhe më herët, por tani është zyrtarisht nën akuzë për vrasje.

Bashkë me 28-vjeçarin shqiptar është arrestuar edhe një bashkatdhetar i tij, të akuzuar për vjedhjen e një ndërtese në Sant’Ermete. /k.k/noa.al/