Transmetuar më 09-10-2018, 18:26

Ky është momenti shokues kur një dem “hakmerret” ndaj 6 matadorëve në një event në Portugali.

Pamjet filmike tregojnë kafshën e tërbuar që lëshohet kundër matadorëve, duke i hedhur ata në ajër e duke i shkaktuar dëme serioze.

Për fat, asnjë prej tyre s’ka humbur jetën, por më rëndë ishte matadori Fabio Francisco që u dërgua menjëherë në spital pas plagëve në kokë, por më pas e mori veten nga incidenti.