Transmetuar më 09-10-2018, 18:35

Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian vetëm kur të përmbushë kushtet e vendosura.

Në mbledhjen e sotme të Parlamentit Europian, u shpreh shqetësim nga eurodeputetët për nivelin e korrupsionit dhe mungesën e efikasitetit në drejtësi.

Po ashtu, Parlamenti Europian miratoi me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim, raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në diskutime janë përmendur disa çështje të nxehta si negociatat me Greqinë, veçanërisht respektimin e të drejtave të pakicave në vendin tone, por edhe ndërtimet e Hidrocentraleve në disa lumenj në vendin tonë.

Sa i përket negociatave, Parlamenti Europian e ka thënë qartë se do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme, duke mos pasur një datë të caktuar.

Raporti i PE-së konfirmon deklaratën e pak ditëve më parë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, i cili u shpreh se nuk ka një datë të saktë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. /k.k/noa.al/