Transmetuar më 09-10-2018, 19:02

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Ata akuzohen se kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike të llojit kanabis.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale M.M dhe B.M., 35 dhe 39 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Memaliaj.

Arrestimi i tyre është bërë pasi, në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M.M., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kg e 16 gr.

Ndërkohë, edhe në shtëpinë e shtetasit B.M, gjatë kontrollit personal, iu gjet e bllokua 2.4 gr lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.

Çështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. /k.k/noa.al/