Transmetuar më 09-10-2018, 19:45

Darian Pavli është votuar nga Asambleja Parlamentare në Strasburg, për të qenë gjyqtar i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në garë për këtë post ishin tre kandidatë, Darian Pavli, Marjana Semini dhe Sokol Berberit.

Ka qenë deputeti socialist, Ervin Bushati që përmes një statusi në facebook shkroi se procedurat e përzgjedhjes ishin transparente, ndërsa shtoi se “Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në Këshillin e Europës duke promovuar të drejtat e njeriut në mbarë kontinentin tonë e më gjerë”.

Darian Pavli është jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë, përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës.

Ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në Gykatën e të Drejtave të Njeriut.

Kjo ishte hera e tretë që Shqipëria kishte paraqitur kandidaturat. /k.k/noa.al/