Transmetuar më 09-10-2018, 20:46

Ditën e nesërme është përcaktuar seanca gjyqësore mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.

Ky i fundit e ka paditur kryedemokratin për 3.4 milion eurot e gjetura pak kohë më parë në “Toyota Yaris”.

Kreu i deputetëve socialistë ka shkruar një status në Twitter, duke i kujtuar Bashës gjyqin e nesërm.

Në reagim, Balla nuk ngurron të bëjë as ironi.

“Lulzim, ndjesë nëse je duke veshur pizhamat, po kisha merak se të zinte gjumi prandaj të shqetësoj për kujtesë. Nesër në 09:30 kemi gjyqin për shpifjen tënde, mos harro! Të pres të nxjerrësh qoftë edhe një provë të vetme për akuzat e tua. Nëse s’të del gjumi, mos merr raport mjekësor”.

Basha dhe Balla janë përfshirë në një debat të hapur kohëtë e fundit, për çështje të ndryshme. /k.k/noa.al/