Transmetuar më 09-10-2018, 22:46

Shkatërrohet në Francë një grup shqiptarësh që kryente vjedhje në rajonet e Bordosë dhe Tluzës.

Mësohet se Policia vendase ka arrestuar 6 persona, 5 meshkuj dhe një femër rreth moshës 30-40 vjeçe.

Sipas Policisë ky grup ka vepruar nga mesi i Nëntorit 2017 deri në Tetor 2018 dhe ka kryer 98 vjedhje që kapin vlerën, 423 mijë Euro.

Grupi i shqiptarëve kishte grabitur kryesisht ar dhe bizhuteri.

Autoritetet franceze kanë sekuestruar më shumë se 2 kilogramë ar gjatë aksionit për arrestimin e shqiptarëve

Ata vidhnin përgjithësisht banesat kur brenda tyre nuk kishte njeri. /a.k/noa.al/