Transmetuar më 10-10-2018, 07:30
Foto ilustruese

Një person u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte, vetëm 100 metra larg banesës së tij, teksa udhëtonte me makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shegas të Lushnjes, ku viktima është 48-vjeçari Qemal Alla.

Mësohet se viktima ka qenë edhe kryeplak i këtij fshati deri para disa kohësh.

Alla u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 21.45 të mbrëmjes së djeshme, pak para se të mbërrinte në banesë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vrasje, pasi i ndjeri, nuk rezultonte person me precedentë penalë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al

Ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës së tij një person në Lushnje