Transmetuar më 10-10-2018, 08:40

Alarm në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa po afron uragani Michael, i cili mund të shkatërrojë totalisht disa pjesë të shtetit amerikan.

Është kjo deklarata e guvernatorit Rick Scott, i cili flet për një “stuhi monstruoze”.

Ai paralajmëron se situata do të jetë tejet shqetësuese, pasi uragani ka arritur kategorinë 3.

Stuhia e fuqishme, përbën një kërcënim vdekjeprurës, pasi rrezikon të bëhet edhe më e fortë.

Ndërkohë guvernatori thotë se autoritetet janë përgatitur 100%, për të përballuar çdo situatë.

Sakaq era paraqitet me shpejtësi 160 kilometër në orë dhe mund të përfshijë edhe shtetet e Geogjia dhe Karolinën e Veriut dhe të Jugut, para se të kthehet në det, mbrëmjen e së enjtes. /a.y/noa.al