Transmetuar më 10-10-2018, 08:58

Një ishull i veçantë, i cili garanton privatësi të plotë, ka dalë në shitje për gjithë të interesuarit.

Bëhet fjalë për një ishull të vogël, pjesë ishujve Thimble, i cili ka dalë në shitje për 3 milionë dollarë.

Ishulli privat Cut In Two Island West, në Connecticut është i lidhur me një urë të posaçme, që e lidh me një ishull tjetër të quajtur  Cut in Two Island East.

Ishulli ka shtëpi të stilit viktorian dhe pamja e saj pa kufij nxjerr në pah natyrën e mrekullueshme të vendit.

Ai është në pronësi të Christine Svenningsen e cila e bleu në vitin 2004, por që tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Në këtë ishull ndodhet godina kryesore me katër dhoma gjumi, por edhe një shtëpi pak më e vogël. /a.y/noa.al