Transmetuar më 10-10-2018, 09:10

Sa më shumë të shikohet kjo fotografi, aq më e vështirë është të besohet se cili është imazhi real dhe cili refleksi.

Fotografia perfekte e leopardit teksa pi ujë, krijon një iluzion spektakolar, ku uji ndërthuret me qiellin dhe zhduket kufiri mes tyre.

Kjo pamje, e cila u publikua në Twter, tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve, ndërsa është realizuar në parkun kombëtar të Masai Mara, në Kenia, nga një fotograf 16-vjeçar me emrin Harman Singh Heer.

I lindur në Kenia, por me banim në Australi, ai u kthye në Afrikë për të kaluar një javë në parkun natyror.

“Leopardi në fotografi bënte pjesë në një tufë prej pesë meshkujsh”, tregoi Harman, në një intervistë, shkruan noa.al.

Ai tregoi se u nis në mëngjes në kërkim të pesë kafshëve dhe se i gjeti, teksa po pinion ujë, ku njëri prej tyre ndaloi opër disa minuta dhe pikërisht në ato çaste u fotografua. /a.y/noa.al