Transmetuar më 10-10-2018, 09:23

Mbahet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca gjyqësore mes deputetit socialist Taulant Balla dhe kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me bllokimin e dy makinave Toyota Yaris, me 3.4 milionë euro të fshehura.

Kjo pasi Balla ka bërë padi ndaj Bashës, për dekonspirim të operacionit për kapjen e makinave me paratë brenda, të cilat u bllokuan në portin e Durrësit.

Gjithçka pasi para operacionit kryedemokrati Lulzim Basha, bëri një deklaratë në parlament lidhur menjë makinë e cila transportonte miliona euro.

Lidhur me bllokimin e parave, janë arrestuar Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë, i biri Klevis Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim kushërinjtë Alfred Vladi dhe Elvis Vladi, si porositës të ngarkesës me sasinë e parave, të cilat u zbuluan në portin e Durrësit. /a.y/noa.al