Transmetuar më 10-10-2018, 09:33
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur me thikë, pas një konflikti të ndodhur pasditen e djeshme.

Si i dyshuar për ngjarjen u bë arrestimi i Alfred Muça, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ai akuzohet se në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë 22-vjeçarin D.L., banues në Bulqizë.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Ndërkohë për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al