Transmetuar më 10-10-2018, 10:40

Deputeti demokrat Ervin Salianji, i përgjigjet socialistit Taulant Balla, i cili në dalje të Gjykatës së Krimeve të Rënda, deklaroi se ligjvënësi i PD, iku nga studio e emisionit pas nxjerrjes së një video tjetër për “Babalen”.

Por Salianji thotë si kundërpërgjigje, “Tulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Më thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror që je më thuaj ku të vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!”

Ndërkohë Balla kërkoi që Prokuroria të vazhdojë hetimin deri në fund, por personat që nxjerr videon sipas tij nuk duhet të ikin me vrap.

Ai tha se rasti i mbrëmshëm i largimit të Ervin Salianjit nga studio e ‘Klan’ është një rast i turpshëm, dhe se ai rrezikon fshehjen e një vepre penale, ndaj tha se personat që nxjerrin videon nuk duhet të ikin me vrap.

“Babalja u propozua të shpallet hero kombëtar, tani kunati ka tradhtuar PD dhe ka kaluar me ne, këto nuk janë aspak të vërteta. I bëj thirrje Prokurorisë që çështjen ta çoj deri në fund dhe ti jepet fund politikës së akuzave dhe shpifjeve. Të ndajmë shapin nga sheqeri”, tha ndër të tjera Taulant Balla.

Deklarata e deputetit socialist u bë sot në dalje të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku u mbajt seanca gjyqësore mes deputetit socialist Taulant Balla dhe kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me bllokimin e dy makinave Toyota Yaris, me 3.4 milionë euro të fshehura. /a.y/noa.al

“Toyota Yaris” dhe “Babalja”, Balla: Prokuroria ti japë fund politikës së akuzave dhe shpifjeve