Transmetuar më 10-10-2018, 11:16

Aksioni i sotëm, pas vrasjes dje të kryeplakut në Lushnjë

Një ditë pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se do të goditen “të fortët” në të gjithë vendin, dhe vrasjes mbrëmë të kryeplakut në Lushnjeë, është riaktivizuar sot operacioni “Forca e Ligjit”, dhe është vënë në pranga një person i cilësuar si problematik dhe me ‘axhendë’ të pasur kriminale  në Fier.

NOA.al raporton se FNSH (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë), në bashkëpunim me Policinë lokale të komisariateve Lushnje dhe Fier, kryen kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit të zhvilluar natën duke gdhirë dita e sotme, grupi special policor ka vënë në pranga në kushtet e flagrancës, Ilir Boriçin 42 vjeç, i shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” Fier, Ilir Boriçit iu gjetën dy armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedentë kriminalë kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

Ilir Boriçi është arrestuar nga policia pesë herë për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Aktualisht Boriçi ishte nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

‘Forca e Ligjit’ godet dhe Dervishin

Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara gjatë riaktivizimit të operacionit ‘Forca e Ligjit’, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Lushnjës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale “kanosje” dhe “prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Dervishi akuzohet se më 4 shtator 2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik drejt vëllezërve N.M., dhe H.M.

Aksioni i sotëm, pas vrasjes dje të kryeplakut në Lushnjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë mbrëmjen e sotme.

Qemal Alla, 44 vjeç është qëlluar me armë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shegas dhe viktima është qëlluar para banesës së tij.

Sipas të dhënave Alla ishte kryeplak i fshatit ku jetonte.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al/

Lexoni: Si u ekzekutua brenda makinës Alla, dyshohet se i kishin bërë pritë