Transmetuar më 10-10-2018, 11:36

Prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestruar video e publikuar mbrëmjen e së martës, nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

Në videon që e gjeni më poshtë, shfaqej një person i quajtur Alfred Alizoti, i cili deklaron se është takuar me Taulant Ballën dhe se është shoqëruar në Prokurori, nga kreu i policisë Ardi Veliu.

Sakaq pritet që pas sekuestrimit të thirret dhe të merret në pyetje mbi këtë videoregjistrim, deputeti demokrat Ervin Salianji.

Ky zhvillim vjen pas publikimit gjatë mbrëmjes së djeshme të videos ku sugjerohet se Alfred Alizoti, është kërcënuar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në audion dhe pamjet e transmetuara, Alizoti thotë se nuk e di se po regjistrohet dhe deklaron se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

“Je me ne apo me ata”, sugjerohet t’i ketë thënë kryepolici Veliu, Alfred Alizotit.

Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me dy persona të tjerë.

Alfred Alizoti rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.

Alfred Alizoti, cilësohet nga Prokuroria si personi që interpretoi zërin e Agron Xhafajt.

Alizoti është etiketuar nga Kryeministri Edi Rama si “aktori”. /a.y/noa.al

Salianji i përgjigjet Ballës: Jo që s’iki me vrap, por vij aty ku jeni