Transmetuar më 10-10-2018, 11:52
Parate e sekuestruara

Çaste terrori për një djalë të ri në Korçë, pasi u përball me vjedhje të dhunshme nga një person i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit i grabiti një shumë të konsiderueshme parash.

Ngjarja ndodhi dje në fshatin Boboshticë të Korçë, raporton noa.al duke cituar një informacion zyrtar që i dha sot policia lokale.

Klaus (Andi) Mullalli, 29 vjeç, banues në Korçë, akuzohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një 26-vjeçari, një shumë prej 4 milionë lekë të vjetra dhe 130 euro.

Mullalli u ndalua natën duke gdhirë dita e sotme, në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Korçës.

Një pjesë e parave, të riut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës.

Klaus (Andi) Mullalli akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”. /a.y/noa.al