Transmetuar më 10-10-2018, 12:37
Gjyqtarja Entela Prifti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme, për kryetaren e Gjykatës së Apelit Korçë.

Entela Prifti nuk e ka kaluar procesin e vetingut, duke bërë që KPK ta shkarkojë nga detyra.

Shkarkimi i saj erdhi për shkak se rezultoi me deklarim të rremë të pasurisë dhe se kishte fshehur të ardhura.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se fëmijët e gjyqtares kishin llogari bankare të padeklaruara, ndërsa i shoqi kishte mbi 70 mijë euro në bankë.

Po ashtu rezultoi se familja Prifti ishte denoncuar se kishte katër apartamente në Tiranë, ku nuk justifikoheshin të ardhurat për blerjen e tyre.

Gjithashtu rezultoi se gjyqtarja kishte pasaktësi sa i takon kontratave të shit-blerjes së automjeteve. /a.y/noa.al