Transmetuar më 10-10-2018, 13:06
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 të kësaj të mërkure, në vendin e quajtur Munaz në Mirditë.

47-vjeçari A.Perlika, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja Marie Perlika, 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar dy pasagjerët e tjerë, kushërinj mes tyre shtetasi Gj.Perlika, dhe shtetasia D.Perlika, të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor.

Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al