Transmetuar më 10-10-2018, 13:34
Foto ilustruese

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mesditën e sotme.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë.

Një makinë tip “Benz” me targa DR 3567 me drejtues shtetasin A.Ç., është përplasur me një furgon me targa AA297MG, me drejtues shtetasin J.H.

Për pasojë janë dëmtuar tre persona, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë pritet të merren në pyetje drejtuesit e mjeteve dhe të plagosurit, për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al