Transmetuar më 10-10-2018, 15:06

Shumë nga ato vajza që blejnë produkte kozmetike në dyqan për fytyrën, kuptojnë që përveç çmimit të kripur, paketimi i shtrenjtë është një tjetër anë e medaljes, ndërkohë që vlera e përbërësve është e njëjtë me shumë nga produktet që gjenden në kuzhinën tuaj, apo ju i përdorni për receta të ndryshme ushqimore.

Maska me kafe dhe avokado është ajo për të cilën keni nevojë. Kjo maskë do t’i japë freski dhe gjallëri fytyrës suaj dhe do të zbehë shenjat e viteve.

Përbërësit që ju duhen: 1 avokado, 2 lugë çaji kafe, 2 lugë çaji mjaltë, 1 e kuqe veze, 1 lugë gjelle vaj bajamesh, 1 majë luge maja birre.

Përgatitja: Fillimisht qëroni avokadon dhe vendoseni në një enë. Shtypeni atë me anë të një piruni ose kalojeni në blender. Shtoni më pas gjysmën e lugës me vaj bajamesh që maska të bëhet me e lëngshme. Më pas shtoni sipas dëshirës përbërësit e tjerë.

Miksojini ato duke krijuar një lloj paste. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për rreth 30 minuta. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe rezultati do jetë i kënaqshëm./b.l/noa.al/