Transmetuar më 10-10-2018, 15:38

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mesditën e sotme përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook se është dërguar në Kuvend projektligji i Qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit.

“Beso dhe kontrollo. U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po. #eGjithëVëmendjapërJu”,shkruan Rama.

Sakaq dje, në një konferencë për mediat, Rama deklaroi se do të pushojnë të funksionuari të gjitha kazinotë elektronike dhe bastet sportive dhe çdo lloj basti për çdo garë në pistë, me kuaj, qenë apo skllavë të tjerë faunës shqiptare.

Gjithashtu deklaroi se po punohet për rregullimin e kësaj veprimtarie në distancë, nëpërmjet internetit, dhe se brenda 31 dhjetorit do ketë gati një regjim të ri.

Rama tha se nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë kilometër katrorë të Republikës së Shqipërisë. /b.l/noa.al/

Rama: Çojmë sigurinë e burgjeve në nivel të panjohur! Paralajmërimi i fortë për lojërat e fatit

Lamtumirë kazino dhe pika bastesh, Shqipëria i ndalon me ligj si Turqia

Rama: Bastet dhe kazinotë jashtë ligjit më 31 dhjetor, portalet me reklamat e tyre do mbyllen