Transmetuar më 10-10-2018, 15:56

Një 53 vjeçar i dënuar nga Gjykata e Barit me 8 vjet burg për akuzën e organizatës kriminale me qëllim trafikun e heroinës është arrestuar në Durrës.

Policia e këtij qyteti informon arrestimin e  Ferdinand Tare, i njohur dhe si Ferdinand Luka apo Alfred Daja.

Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018,  pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”..

Gjithashtu është ndaluar për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës.

Policia informon se kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme./b.l/noa.al/