Transmetuar më 10-10-2018, 16:14

Gjobë për kë ecën rrugës me telefon dhe kufje dhe nuk i kushton rëndësi makinave. Është ideja e guvernatorit lituanez, që nga muaji i ardhshëm do gjobisë të gjithë këmbësorët që kalojnë rrugën dhe janë duke parë telefonin e tyre edhe nëse janë duke bërë një telefonatë.

Qetësia e qytetit nuk duhet të prishet vetëm nga përdorimi i celularëve në rrugë. Lituania mori këtë vendim pasi vitin e kaluar janë regjistruar 68 të vdekur si shkak i kësaj, duke zënë vendin e tretë në Europë.

Kështu Rokas Masiulius, ministri i Transortit dhe Telekomunikacionit në Lituani ka thënë gjatë një konference për shtyp në të gjitha mediat se këmbësorët nuk do ti përdorin më celularët duke ecur në rrugë.

Ligji i ri është miratuar në 3 tetor dhe do hyjë në fuqi nga muaji i ardhshëm. Pas kësaj kush do kapet duke përdorur celularin ndërsa ecën do marrë një gjobë nga 20-40 euro.

Ky ligj i ri vlen dhe për motociklistët të cilët duhet të ndalojnë kur shohin një këmbësor që po kalon vijat e bardha.

Kjo u vendos si pasojë e shumë vdekjeve  të shkaktuara në rrugë të raportuara në të gjitha vendet e Europës. Vitin e kaluar ky ligj u vendos dhe në Honolulu, kryeqytetin e Hawait dhe gjoba arrin deri në 30 euro./b.l/noa.al/