Transmetuar më 10-10-2018, 16:30

Një biznesmen 54 vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Vlorës, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve duke përfituar një sipërfaqe të madhe toke.

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e Pëllumb Petritaj, banues në këtë qytet.

Arrestimi i tij erdhi pasi nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit.

Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg"./b.l/noa.al/