Transmetuar më 10-10-2018, 17:04

Të zgjedhësh buzëkuqin e duhur nuk është asnjëherë  e lehtë. Truku final për të kompletuar gjithë mejkapin.  Është më e veshtirë nga çfarë duket. Zgjedhja jo e duhur e ngjyrës mund të hedhë poshtë gjithë punën e bërë.

Buzëkuqi jo i duhur mund të prishë ditën duke e kthyer atë në ditë pa ngjyra ose në të kundërt mund ta ndriçojë më shumë se çduhet . Nuk ekzitojnë ngjyra universale që mund të përshtaten me çdo njeri, po për të gjetur ngjyrën e duhur duhet të bazoheni te tiparet tuaja të tilla si; ngjyra e lëkurës , syve apo dhe flokët.

1 –  Sipas lëkurës: Kush ka lëkurë me tipare esmere duhet të fokusohet te ngjyrat e lehta dhe të hapura . Ndërsa personat me lëkurë të bardhë do u shkonin mjaft dhe ngjyrat e ndezura si e kuqja apo vishnje.

2- Në bazë të ngjyrës së flokëve:  Për personat me flokë të kuqe do përshtateshin shumë mirë ngjyrat e buzëkuqeve që i përafrojnë ngjyrës së flokëve të kuq ose vishnje e lehtë.

Femrave me flokë bjonde  do u shkonin shumë mirë buzëkuqet me ngjyrë të errët pasi do u vinin më në dukje dhe bardhësinë e dhëmbëve.

Për të gjitha brunet ose flokëzezat do shkoni n mjaft njyrat e lehta si nude ose dhe buzëkuqet e errët mat.

3- Sipas ngjyrës së syve: Nuancat e duhura të buzëkuqit do të nxirrnin më në pah ngjyrën e syve.

Kush ka sy me ngjyrë jeshile do u shkonin mjaft buzëkuqet me bazë ngjyrat e tokës kafe ose bezhë ose dhe nudë.

Për ata me sy të kthjellët si gri apo blu do shkonin mjaft ngjyrat e kuqe dhe rozë.

Pastaj kush ka ngjyrë të zinj ose kafe janë të lire te zgjedhin cdo lloj ngjyre pasi të gjitha u përshtaten./b.l/noa.al/