Transmetuar më 10-10-2018, 17:25

Edhe pse në fillim të lidhjes së tyre, ata zgjodhën që ta mbanin ndjenjën e tyre të sigurt dhe larg syve e vëmendjes mediatike, sërish asgjë nuk i shpëtoi këtij realiteti.

Po flasim për kompozitorin e njohur Elgit Doda dhe Klea Hutën, të cilët kanë mbushur plot dy vite sëbashku.

Asokohe mjatoi një foto e kompozitorit Elgit Doda që shfaqej duke puthur ëmbël në hundë partneren e tij Klea Huta dhe gjithçka u vulos.

Dhe tashmë që kanë kaluar plot dy vite nga ajo ditë, ka qenë po Elgit Doda ai që ka zgjedhur ta kujtojë i pari këtë datë të ëmbël në jetën e tyre në çift.

Ai ka zgjedhur një foto të bukur dhe numrin 2 që e shoqëron atë, e që tregon edhe përvjetorin e tyre të dytë të dashurisë./b.l/noa.al/