Transmetuar më 10-10-2018, 18:05

Alan Stuart një burrë 34 vjeçar nga Sevenoaks, Angli i ka dhënë fund jetës pasi u ka dërguar të gjithëve mesazh lamtumire nga tableti i tij ku u thoshte se do të vetëvritej.

Një nga këto letra virtuale i dërgohej Megan Hickey të dashurës së tij ku i thoshte se do dëshironte të rrinte për të gjithë jetën bashkë me të por nuk mund ta bënte për shkak të një depresioni madhor nga i cili vuante .

Ka qenë vet Megan ajo që në mëngjes ka gjetur trupin e pajetë të të fejuarit . Ka telefonuar ambulancën e cila ka ardhur brenda 30 minutave por që nuk mund të bënin gjë pasi ishte tepër vonë.

Ndërsa letrat e lamtumirës janë gjetur nga një agjent policie, ato i drejtohehin Hickeit të fejuarës, ish gruas së tij Natasha Stuart, djalit Elliot dhe prindërve të tij./b.l/noa.al/