Transmetuar më 10-10-2018, 18:25

Duhet të ishte dita më e bukur e jetës, por është shndërruar në një nga më të dhimshmet. Jessica Padgett gjithsesi e ka bërë martesën sipas mënyrës së saj . Kendall James Murphy ishte i fejuari i saj, zjarrfikës.

Gjatë një rënie zjarri që kishte pasur ai ishte nisur me urgjencë për të ndërhyrë, por rrugës për të shkuar atje pësojnë aksident ku shoku i tij që ishte shofer plagoset, kurse ai mbeti i vdekur.

Ishte vetëm 27 vjeç dhe do martohej në 29 shtator me të dashurën e tij Jessica. Në atë datë vajza ka vendosur ti bëjë një vizitë te varri ku ka bërë dhe disa foto për agjencinë “Loving Life Photography” afër lapidarit të tij e veshur me fustan nusërie.

“Ajo është treguar shumë e fortë , rrinte e qetë dhe ka pozuar mjaft bukur”, -tregon fotografi.

Në dasëm ka qenë i ftuar dhe miku i tij më i ngushtë Kendall, shkruan National Fallen Firefighters Association.

Ata e përshkruajnë atë si një njeri pamor dhe të zotit që adhuronte të kalonte sa më shumë kohë me familjen e tij. Ishte i dashur dhe mundohej të ishte një mik sa më i mirë./b.l/noa.al/