Transmetuar më 10-10-2018, 20:10

Kapet pas disa ditësh autori që dogji makinën e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.

Ai është Alket Rumano, 46 vjeç, nga Tirana.

Rumano akuzohet për ngjarjen e datës 1 tetor të këtij viti, ku dogji makinën e drejtoreshës me inicialet M.A.

“Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat)”, thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. /k.k/noa.al/