Transmetuar më 10-10-2018, 20:19

Këtë të shtunë e ftuar në emisionit “Xing me Ermalin” do jetë modelja e njohur Emina Çunmulaj.

Ajo pritet të "bombardohet" me pyetje plot humor nga Ermali, pasi kjo gjë shihet edhe në promon e publikuar.

Në mesin e shumë pyetjeve, nuk kishte se si të mungonte dhe ndonjë për bashkëshortin e saj.

Duke qenë se Emina bën një jetë tejet luksoze, në “Xing” ajo u pyet edhe në lidhje me paratë e shumta.

Ermali: Si ia bën me lekët?

“Ai punon e unë ia shpenzoj lekët, dhe në rregull është”, tha Emina.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/