Transmetuar më 10-10-2018, 22:04

Mbyllet sfida miqësorë e luajtur mbrëmjen e sotme ndërmjet skuadrave Shqipëri-Jordani.

Takimi i luajtur në stadiumin "Elbasan Arena", përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0.

Shqipëria krijoi raste të shumta por shpërdoroi duke mos mundur të gjejë dot rrugën e rrjetës.

Panucci bëri gjashtë zëvendësime në pjesën e dytë por nuk e patën impaktin e duhur në këtë ndeshje.

Sfida i shërben teknikut Kristian Panuçi si test para ndeshjes me Izraelin.

Të dielën Shqipëria luan kundër Izraelit në Tel Aviv në kuadër të Ligës së Kombeve në Grupin 1.

Sfida e parë e luajtur në Shqipëri, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve./a.k/noa.al/