Transmetuar më 11-10-2018, 07:59

Së paku një person i vdekur dhe 380 mijë të tjerë pa energji elektrike! Është ky bilanci i goditjes nga uragani Michael në Florida.

Dyshohet për një shkatërrim total, në disa pjesë të shtetit amerikan.

Guvernatori Rick Scott flet për një event monstruoz dhe ka lajmëruar, “Stuhia ka mbërritur, nuk është e sigurtë të udhëtoni nëpërmjet Panhandle, nëse jeni në një zonë bregdetare rrini në shtëpi, deri sa evakuimi të ketë përfunduar. Është shumë vonë për tu larguar”.

Uragani po forcohet në kategorinë 5, sa i takon rrezikshmërisë. Stuhia përbën një kërcënim vdekjeprurës pasi do të bëhet më i fortë, por autoritetet thonë se masat janë marrë 100%.

Erërat janë me shpejtësi 160 kilometër në orë dhe po shtyhen drejt Georgia, Karolinës së Jugut dhe të Veriut, ku kulmi do të arrijë mbrëmjen e së enjtes. /a.y/noa.al