Transmetuar më 11-10-2018, 08:09

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, zhvillon gjatë ditës së sotme një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje te “Syri i Kaltër”.

Në bazë të kërkesës nga IKMT, për prishjen e objekteve informale në zonën e “Syrit të Kaltër”, Sarandë, datë 11 tetor, OSHEE do të stakojë energjinë elektrike.

Ndërprerja do të bëhet nga ora 09:00 deri në 13:00.

Kjo është periudha për kryerjen e aksionit, ku stakimi bëhet për masë sigurie.

OSHEE thotë se ka marrë masat e kufizimit të energjisë, duke lokalizuar vendin ku do të kryhet ditën e sotme aksioni i IKMT. /a.y/noa.al