Transmetuar më 11-10-2018, 10:27

Një person i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe bimë medicinave në një magazinë, ka përfunduar në pranga.

I arrestuari është Sefer Kanushi, 32 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Uniformat blu të Delvinës në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, kanë bërë të mundur ndalimin e Kanushit gjatë kësaj të mërkure, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një magazine në pronësi të shtetases P.Ç., Delvinë, më 18 shtator.

Nga hetimet dyshohet se Kanushi ka vjedhur në këtë magazinë bimë medicinale me qëllim për t’i shitur për përfitime personale si dhe një sasi parash prej 1000 euro.

Në cilësinë e provës materiale policia gjeti dhe sekuestroi 282 kilogramë bimë medicinave dhe 200 mijë lekë të rinj.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar raste të tjera ku mund të jetë i përfshirë, ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al