Transmetuar më 11-10-2018, 11:20

“Miq të ngushtë të Taulant Ballës, nga Librazhdi, arrestohen në Maqedoni për trafik hashashi”.

Është ky denoncimi i bërë ditën e sotme nga ish-Kryeministri Sali Berisha i cili si zakonisht nuk i verifikon publikimet që bën.

Në publikimin e sotëm, Berisha nxjerr mesazhin që i ka dërguar një qytetar, duke thënë se banda e Ballës është arrestuar në Maqedoni.

Mesazhi i publikuar:

“Para një jave në Maqedoni janë arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi për trafik droge (hashash) në Maqedoni.

Janë miq të ngushtë të Taulant Ballës.

Madje Artur Balla që e thërrasin Tukja është kryesori dhe ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Taulantit në fushatat e fundit.” /a.y/noa.al