Transmetuar më 11-10-2018, 12:00

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, thotë se bashkëpunimi me ndërkombëtarët luan rol të rëndësishëm në vijimin të aksionit “Forca e Ligjit”.

“Kemi disa operacione të përbashkëta mes lanmeve gjermane në kuadër të operacioneve Forca e Ligjit. Hetime të përbashkëta janë në proces, mes policisë kriminale gjermane dhe shqiptare”, u shpreh Xhafaj.

Ndër të tjera tha se po bëhet shkëmbim informacioni policor me Gjermaninë.

Ministri tha se Gjermania i jep mbështetje për Task Forcën Speciale.

Deklarata e ministrit u dha ditën e sotme gjatë një vizite në Task Forcën Speciale, me Peter Henzler, zv.President i BKA, Zyrës Federale Kriminale.

Nga ana e tij Henzler tha se dy vendet duhet të intensifikojnë përpjekjet për të çuar para ligjit personat që merren me aktivitete kriminale dhe për të sekuestruar asetet e tyre.

Ai deklaroi se Zyra Federale Kriminale do e mbështesë Shqipërinë, në operacione të ndryshme. /a.y/noa.al