Transmetuar më 11-10-2018, 13:11

Revista “Forbes” e kishte kurorëzuar disa muaj më parë, si artistin që kishte fituar më shumë gjatë vitit 2018.

Por fundjavën e lënë pas, shoqëria e tij “Ed Sheeran Ltd”, bëri publike llogarinë e tij, duke treguar se është këngëtari solist më i pasur në botë.

Këngëtari 27-vjeçar ka fituar gjatë vitit të kaluar 85 mijë euro në ditë.

Ndonëse ka paguar 6 milionë euro taksa në Britaninë e Madhe, Ed Sheeran vijon të mbetet këngëtari më i pasur në botë.

Këngëtari britanik brenda një viti ka fituar 41 milionë e 390 mijë euro, ose 85 mijë euro në ditë dhe 3 mijë e 500 euro në orë, shkruan noa.al.

Në një intervistë të pak kohëve më parë ai kishte pranuar se paratë nuk ishin motivimi i tij, “Unë kam një parim që sa hyn, duhet të dalë. Nuk iu kushtoj shumë rëndësi parave. Kanë shumë më shumë miqtë e mi dhe familja ime. Shumë prej parave të mia shkojnë për bamirësi ose në spitalet e fëmijëve në zonën ku jetoj”.

Po ashtu ai mendon se, “Paratë janë rrënjët e çdo të keqe. Nuk kam humbur kurrë kaq shumë miq në jetën time, sa që në momentin që paratë u bënë pjesë e jetës sime”. /a.y/noa.al