Transmetuar më 11-10-2018, 13:48

Jeta mund të bëhet aq e dëshpëruar, sa që mund të ndodh që burgu të jetë zgjidhja më e mirë. “Më ço në burgun e San Vittore, të paktën sonte të ha një vakt të ngrohtë dhe të bëj dush”. Është kjo lutja e bërë nga një endacake 41-vjeçare italiane këtë të hënë, gjatë procesit gjyqësor në Milano.

Gruaja akuzohet se i ka kafshuar dorën një polici gjatë fundjavës, pasi i kishte kërkuar që të largohej nga rruga. Ndërkohë ajo e kafshoi në dorë, duke bërë që të përfundojë në gjykatë.

“Ha vetëm tre herë në javë, kur marrë pako nga ndihmat. Përmban tre konserva peshku, një mishi, një litër qumësht dhe një pako bukë të thatë. Nuk ha një pjatë makaronash prej muajsh”, tregoi duke qarë në gjykatë gruaja.

Ajo tregon se jeton në rrugë që nga muaji qershor, kur e ëma e nxori nga shtëpia, duke e akuzuar për dhunë. Pa para dhe një vend ku të flejë, si dhje me probleme me kokainën, deklaroi se kërkon në kosha dhe lëmoshë.

Gruaja shton se i kishte shkruar një letër kryebashkiakut të Pioltello, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, shkruan noa.al.

Ndërkohë gjyqtari u dërgoi një shkresë shërbimeve sociale të Pioltello, duke kërkuar që ti kushtojnë vëmendje kësaj situate, ndërkohë që gruaja momentalisht është në burg. /a.y/noa.al