Transmetuar më 11-10-2018, 14:16
Pamje të tmerrshme për qytetarët në sheshin ‘Vathi’ të Athinës dhe momente të llahtarshme për viktimën, një emigrant rreth 30-vjeçar i cili u ther në mes të qytetit në rrethana frike.
Ngjarja ka për protagonistë dy emigrantë, viktima, nga Pakistani dhe autori, nga Afganistani.
Emigranti pakistanez është konfliktuar me afganin dhe ky i fundit ka marrë një shishe të thyer në grykë dhe ia ka ngulur viktimës së tij duke i marrë jetën.
Menjëherë më pas është larguar duke vrapuar nga vendngjarja.
Krimi ndodhi në 20,30 dhe u pa nga shumë njerëz që u terrorizuan.
Policia greke thotë se po punon për kapjen e autorit. Ajo shtoi se që të dy ishin përdorues të lëndëve narkotike dhe dyshojnë shumë që droga ishte sebepi i krimit. /a.b/noa.al/